Tuesday , June 22 2021

Malisheva: Ekziston video nga takimi i Begut dhe Mirsadit me Shenasi Memedin dhe një agjent të Shërbimit Sekret

Komandant Malisheva pas vazhdimit të seancës ka denoncuar se ekziston një incizim audio-vizuel, i një takimi, të Shenasi Memedit, me një maqedonas nga Shërbimi Sekret, te cilët janë takuar me liderët e grupit të Kumanovës, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.

Malisheva tha se ku rast është i montuar nga ish Qeveria e Maqedonisë, por nuk dha emra konkrete se cilët janë aktorët politik, të cilët kanë inskenuar rastin, raporton SHENJA.

Shokët e tij e pyetën se përse nuk i ka paralajmëruar pjesëtarët e grupit, se Beg Rizaj dhe Mirsad  Ndrecaj janë takuar me një spiun, por Malisheva tha se ai atëherë as që e ka njohur Shenasi Memedin, dhe as që e ka parë ndonjëherë. Por në bazë të bisedave, që ja ka treguar Mirsad Ndrecaj, është i sigurt se, pjesë e këtij rasti kanë qenë shërbimet e Maqedonisë, ose Qeveria e Maqedonisë, e cila i ka thirrur këta djemë që të vijnë në Maqedoni.

Malisheva tha se përmbajtja e takimit ka qenë, bisedë për çështje sigurie Marrëveshjen e Ohrit dhe për shtypjen e shqiptarëve, por sipas pohimeve të Malishevës, Mirsad Ndrecaj i ka thënë se tek do ta kuptosh kush janë organizatorët e këtij rasti nga Maqedonia, të cilët mua më kanë vendosur si udhëheqës. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *