Në zgjedhjet e katërta parlamentare që nga pavarësia e vendit, të drejtë vote kanë 528.817 qytetarë të Malit të Zi, të cilët do të përcaktohen për njërën nga 17 listat.

1207 qendrat e votimit, aq sa janë në Mal të Zi, do të hapen sot në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00, derisa do të mbikëqyren nga 1.400 vëzhgues të Qendrës për Monitorim (CEMI), si dhe vëzhgues nga OSBE-ja.