Wednesday , December 12 2018

Mali i Zi, pllakate me mbishkrimin “Kurrë më pushtim nga Serbia”

Nëpër shumë qytete të Malit të Zi, sot, pas mesnate, kanë gdhirë pllakate në të cilat është shkruar “Kurrë më vitit 1918”, transmeton Koha.net.

Pllakate u vendosën në Podgoricë, Budvë, Tivar, Plevle dhe Kotor.

Me këtë vënie pllakatesh u shënua 100 vjetori i vendimit të Kuvendit të Malit të Zi për bashkim me Serbinë i cili konsiderohet akt tradhtar i deputetëve dhe akt pushtues nga Serbia.

Pas këtij vendimi, në Mal të Zi hyri ushtria e Serbisë.

Në pllakate: Pas hyrjes së regjimentit të dytë vullnetar në territorin e Malit të Zi, vojvoda Zhivojin Mishiq urdhëron: “…Në territorin që e ka pushtuar ushtria jonë, të shuhet çdo agjitim, me të gjitha mjetet në dispozicion dhe pa asnjë ngurrim”, përcjell Veçernje novosti.

Kjo nuk është hera e parë që nëpër qytetet në Mal të Zi të vihen pllakate me përmbajtje të tillë.

Nëpër to shkruan se janë vrarë më shumë se 3,200 veta, se janë plaçkitur e djegur më shumë se 5,800 shtëpi e objekte të tjera malazeze dhe se janë keqtrajtuar, më shumë se 4,700 burra, gra e fëmijë.

Lëvizja për Mal të Zi ka iniciuar kërkesën për pagesën e dëmeve të luftës nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.