Thursday , June 24 2021

Mali i Zi, paga mesatare neto në janar 511 euro

Paga mesatare mujore në Mal të Zi në janar, duke përjashtuar tatimet dhe kontributet ka qenë 511 euro, flasin të dhënat e Entit për Statistika (MONSTAT), sipas të cilave e njëjta paraqet një rritje prej 0.4 përqind nga muaji paraprak, raporton Anadolu Agency (AA).

Paga mesatare në janar pa tatime dhe kontribute, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rrit me 4.3 përqind, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar ishte për 2.4 përqind më e lartë, thonë të dhënat statistikore të MONSTAT-it.

Paga mesatare bruto në janar ka qenë 767 euro.

Ekspertët e statistikave thonë se marrë parasysh faktin e rritjes së çmimeve të konsumit të cilat në muajin janar në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar janë rritur për 0.3 përqind, del se fitimi i vërtetë neto në të njëjtën periudhë u rrit me 0.1 përqind.

Për sa i përket sektorëve, rritje të pagave janë shënuar në sektorin e argëtimit dhe rekreacionit, komunikimit, shendëtësi dhe mbrojtje sociale ndërsa rënie është shënuar në administratë, bujqësi, peshkatari dhe sigurime financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *