Mali i Zi ndalon përkohësisht aplikacionet Viber dhe WhatsApp

Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare të Malit të Zi (EKIPI) ka urdhëruar të gjithë operatorët nga fusha e telekomunikimeve të përjashtojnë mundësinë e përdorimit të aplikacioneve Viber dhe WhatsApp, si dhe shërbimet tjera të ngjashme të cilat janë përdorur gjatë ditës për komunikim të padëshiruar mes klientëve, raporton Anadolu Agency ( AA).

Me një urdhër të Agjencisë, operatorët janë të obliguar të zbatojnë këtë masë që është në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, i cili parashikon se komunikimi për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë lejohet vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit. “Mundësia e përdorimit të shërbimeve siç janë Viber dhe WhatsApp nuk do të jetë e mundur deri sa Agjencia të përcaktojë se ndalimi i tillë shfuqizohet”, thuhet në njoftimin e përbashkët të operatorëve “Crnogorski Telekom”,” Telenor” dhe “M: tel”.

Kompanitë njoftojnë se nuk kanë dhënë informacione për përdoruesit e tyre dhe se respektojnë standardet më të rrepta të sigurisë si dhe procedurat për mbrojtje të përdoruesve dhe të dhënave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *