Mali i Zi, leksion i mirë për Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin (foto)

Kohë më parë në Mal të Zi u aprovuan ndryshime ligjore në bazë të të cilave u mundësua që gjuha shqipe të përdoret si gjuhë e dytë zyrtare, përskaj gjuhës malazeze, shkruan Fakte. Kështu, pothuajsey në të gjitha tabelat e mbishkrimit si në institucione shtetërore ashtu edhe në objekte afariste shkruhet edhe në shqip. Madje, edhe Ministria e Punëve të Brendshme tabelat e saj i ka shkruar edhe nē shqip.

Për dallim nga Mali i Zi, ku jetojnë një numër tejet i vogël i shqiptarëve në krahasim me Maqedoninë, tek kjo e fundit po haset në kundërshtim të ashpër ndaj gnuhës shqipe nga ana e institucioneve shtetërore.

Në ndryshimet kushtetuese pas luftës së vitit 2001 nuk pĕrmendet as emri i gjuhës, duke e përcaktuar si “gjuhë që e flasin më tepër se 20%”. Liderët e deritanishëm të shqiptarëve, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi me partitë e tyre, num kanë bërë as edhe lëvizjen më të vogēl për t’a avansuar përdorimin e shqipes. Duket paradoksale, por, vetë nënkryetari i parlamentit nuk ka të drejtë të udhëheqë seanca në shqip, ndërsa mundet të debatojë dhe tē replikojë./FAKTE.Net

screenshot_20161017-145859 20161017_145811 fb_img_1476709045646 fb_img_1476709027603 fb_img_1476709020264 fb_img_1476709015671

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *