Tuesday , January 26 2021

Mali i Zi, 3 ditë pushim për Kurban Bajram

Ministria e punës dhe politikës sociale e Malit të Zi ka lajmëruar se të gjithë besimtarët musliman shtetas malazes do të mund të shfrytëzojnë tri ditë pushim të paguar për të festuar Kurban Bajramin, shkruan Fakte. Ata janë të lirë nga puna për datat 12, 13 dhe 14 shtator, respektivisht nga e hënja deri të mërkurën.

“Organet shtetërore dhe publike si dhe subjektet tjera janë të obliguara që të sigurojnë zëvendësim për nëpunësit që do të lirohen për Bajram, me qëllim që qytetarët të shërbehen pa pengesa”- kanë shtuar nga Ministria e punës dhe politikës sociale të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *