Thursday , April 22 2021

Majlinda Kelmendi rikthehet e para në ranglistën botërore

Majlinda Kelmendi rikthehet në vendin e parë në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos – IJF.

“Pas triumfit në IJF Grand Prix në Budapest këtë fundjavë, Kelmendi e tejkalon rumunen Andreea Chitu”, shkruan Judoinside.com, transmeton Koha.net.

Dy herë kampionia e botës Kelmendi në finalen e Budapestit e kishte përballë partneren e saj të stërvitjeve, Distria Krasniqin në kategorinë deri në 52 kg.

Kurse përveq Kelmendit edhe Krasniqi është ngritur në ranglistën botërore të IJF për tre vende. Distria tani është në vendin e 19, nga 22 sa ishte para finales së Budapestit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *