Thursday , November 15 2018

Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi i sollën edhe dy medalje të arta Kosovës

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Grand Prix ‘Tashkent 2018’.

Majlinda Kelmendi ka vazhduar me fitore dhe të na bëjë krenar në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Uzbekistan, percjell Fakte

Kësaj radhe, Majlinda ka fituar në finale dhe ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Prixin ‘Teshkant 2018’.

Në finale, xhudisjta jonë arriti të mposhtë xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp.

Fitorja e medaljes së artë nga Majlinda Kelmendi erdhi me ippon në kategorinë deri në 52 kilogram.

Xhudistja jonë ka në gjysmëfinale ka mposhtur xhudisten nga Spanja, Ana Perez, ndërsa para kësaj ndeshje ka shënuar edhe dy fitore tjera.

Më herët gjatë ditës medaljen e artë e ka fituar edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë

 

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Grand Prix ‘Tashkent 2018’.

Distria Krasniqi ka vazhduar me fitore dhe të na bëjë krenar në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Uzbekistan.

Kësaj radhe, xhudistja jonë ka fituar në finale dhe ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Prixin ‘Teshkant 2018’.

Në finale, Distria arriti të mposht hungarezen Eva Csernoviczi, e cila u desh të mjaftohet me medaljen e argjendtë.

Kjo medalje e artë e Distria Krasniqit vjen në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Me herët, xhudistja nga Peja mposhti edhe Amber Gersjes në gjysmëfinale, teksa fitoi edhe dy ndeshja para kësaj.

Më vonë për medalje të artë do të luajnë edhe dy xhuditet tjera, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.