Thursday , August 5 2021

Mahmuti: Nesër i publikoj emrat e spiunëve në radhët e BFI-së!

Bardhyl Mahmuti në profilin e tij në Fb ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të publikojë me emër e mbiemër të gjithë spiunët në radhët e Bashkësisë Fetare Islame të cilët kanë luftuar nacionalizmin shqiptar, shkruan Fakte. Ai ka kërkuar nga lexuesit që mllefin e tyre dhe sharjet e ofendimet të mos i shprehin në profilin e tij. Ky është postimi i plotë i Mahmutit:

“Të nderuar miq.
Në vijim të polemikës me teologun Mustafa Bajramin dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tij të flas me emra konkret nesër do të publikohet shkrimi për teologë të Bashkësisë Fetare Islame që ishin futur në shërbimet sekrete jugosllave dhe mbronin “marksizëm leninizmin jugosllav” kundër nacionalizmit shqiptar. Emra konkret që do të tronditin të gjithë besimtarët e devotshëm që nuk kanë qenë në dijeni të kësaj plage të rëndë.
Pasi ta lexoni shkrimin ju lus që revoltën tuaj kundër atyre spiunëve të mos e shprehni përmes sharjeve në profilin tim të Facebook-ut. 
Me respekt
Bardhyli”- ka shkruar Bardhyl Mahmuti./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *