Wednesday , January 20 2021

Lulzim Aziri anëtari i 5-të i ‘ad hoc’ trupit

Lulzim Aziri nga OJQ “ADI” është anëtari i pestë i ‘ad hoc’ trupit për mbikqyrjen e mediave në periudhën parazgjedhore, shkruan Fakte. Partitë shqiptare BDI dhe PDSH u deklaruan se ishin tërhequr nga nominimi i anëtarëve shqiptarë duke ua lënë VMRO-së dhe LSDM-së nominim e një anëtari shqiptar. Pas kësaj pasoi një mosmarrëveshje mes partive maqedonase se cili nga 9 kandidatët e paraqitur do të zgjidhej. Sot është afati i fundit, kur loderët e katër partive duhet të caktojnë ose jo datën e zgjedhjeve parlamentare./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *