Thursday , August 5 2021

Lujla mbi varrin e Qazim bej Qemal Vlorës

Që nga 28 nëntori, kur pasardhësit e fëmijve të birësuar të Qazim bej Qemal Vlorës, nipi dr.Emil Kalimeri me të shoqen Lulëzime Duka, të shoqëruar nga prof.Skender Skenderi, vizituan varrin e Qazim bej Qemal Vlorës, dhe vunë një buqetë me lule, me rastin e festës së madhe kombëtare të 28 Nëntorit, vërejtëm një lule të vetme mbi varr!

Nuk dihej se kush ia ka vënë këtë lule të vetme, nga fakti se pothuajse askush tjetër nuk e kishte vizituar atë varr të njërit nga figurat pjesëmarrëse të shpalljes së Pavarësisë, dhe njërit nga personat më të afërt të Plakut të Vlorës, Ismail Qemal bej Vlora.

Janë bërë përpjekje për ta zbuluar këtë person, këtë enigmë, por kërkimet mbase kanë qënë të orientuara në drejtim të gabuar, deri më 17 dhjetor, kur në gazetën “Telegraf” të Shqipërisë, nuk është botuar artikulli i autorit Sefer Pasha me titull “Korçari Bedri Meçollari dhe pasioni i tij për Ismail Qemalin”. Në këtë artikull, autori shtjellon tërë një histori të dhimbshme të përjetimeve të Bedri Meçollarit, për të ardhur në Strugë për ti vënë një lule mbi varr djalit të Ismail Qemalit.

I nxitur nga artikulli, me ndihmën mikut dhe kolegutr Tonin Frroku, përfundimisht komunikuam me Bedri Meçollarin, që e konfirmoi se ai është personi që i ka vënë një lule mbi varr Qazim bej Qemal Vlorës më 28 nëntor.

Ditën e djeshme, më 22 dhjetor, Bedri Meçollari ia behu në Strugë, për kënqësinë tonë për ta konfirmuar drejtëpërsëdrejti përkushtimin dhe pasionin e tij për figurën dhe personalitein e Ismail Qemalit.

Rrëfimi i tij ishte rrënqethës nga keqtrajtimet që i janë bërë nga ana e policisë kufitare në vendkalimin kufitar në Tushemishtë, pikërisht për shkak të mbajtjes së fotografisë së Ismail Qemalit dhe shqiponjës në xhamin e mprapëm të veturës së tij, fotografi që ai asesi nuk lejon që ndokush tia hjek. Gjatë bisedës me Bedri Meçollarin, ai sqaroi se edhe ia kanë thyer xhamin e veturës më gurë në parkingun e një hoteli në Ohër, por ai asesi nuk është zbrapsur.

Edhe vizita e tij e djeshme në Strugë, karakterizohej po me atë qëndrim të tij në mbrojtje të figurës së Ismail Qemalit dhe shqiponjës, ikonografi e tejdukshme që e kishte të vendosur në veturën e tij. Biseduam gjërë e gjatë, duke treguar një grumbull dokumentesh, ndalesash, dhe leje kalimi në kufirin Shqipëri-Maqedoni.

Përfundimisht, u konfirmua se lulen mbi varrin e Qazim bej Qemal Vlorës, e kishte vënë korçari i pasionuar për Ismail Qemalin, i cili poashtu edhe gjatë ditës së djeshme e ka vizituar varrin e Qazim bej Qemalit, që rastësisht koincidon me62 vjetorin e vdekjes së tij-më 22 dhjetor të vitit 1953. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *