Tuesday , September 25 2018

“Luftë“ Presidencë-Qeveri, rreth 20 ambasada boshe

Mungesa e ambasadorëve në rreth 20 shtete të ndryshme në botë ka përplasur Klubin e diplomatëve dhe Presidentin, Gjorge Ivanov. Nga Klubi i diplomatëve akuzojnë Ivanovin se duke e bllokuar emërimin e ambasadorëve, po e dëmton imazhin e vendit veçanërisht tani që bëhen përpjekje për finalizimin e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.

Klubi i diplomatëve
“Një sjellje e tillë e Ivanovit shkakton regres në nivelin e marrëdhënieve të Maqedonisë me vendet me të cilat kemi nënshkruar marrëveshje për hapje të ambasadave, emërimin e ambasadorëve. Gjithashtu në këtë drejtim, Dëm të drejtpërdrejt pësojnë pozicioni dhe reputacioni i Maqedonisë në botë; bllokohen nismat më të mëdha politike, ekonomike dhe kulturore për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme të grupeve të interesit dhe qytetarëve me partnerët e tyre në botë; ndërsa bllokohet edhe përparimi natyror dhe zhvillimi profesional i diplomatëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme.”

Por nga kabineti i Ivanovit reaguan duke thënë se Presidenti ashtu si dhe deri më tani mbetet i angazhuar në emërimin e stafit profesional për forcimin e rrjetit diplomatik, që përfaqëson interesat e vendit.

Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov
“E informojmë opinionin se për të gjithë kandidatët e propozuar për ambasadorë, për të cilët paraprakisht është arritur pajtim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, procedurat për emërimin e tyre janë në rrjedhë e sipër. Në përputhje me procedurat ligjore, për një pjesë të propozimeve të pranuara, kanë përfunduar procedurat për emërimin e tyre dhe diplomatët tashmë janë drejtuar në kryerjen e detyrës së ambasadorit.”

Mungesa e ambasadorëve në disa përfaqësi diplomatike-konsullore të Maqedonisë është problem disavjeçar, për shkak të përplasjeve mes BDI-së e cila ishte pjesë e Qeverisë së kaluar dhe të tanishme dhe Presidentit. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, aktualisht vendi ka gjithsej 59 përfaqësi diplomatike-konsullore, 29 prej të cilave nuk kanë shefa të përfaqësive diplomatike-konsullore. Ndërsa deri në fund të vitit 2018 mandati do t’iu skadojë 11 ambasadorëve.

Anesa Salihu 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.