Në Hasanbeg të Shkupit po vazhdojnë aktivitetet për pastrimin e shtëpive dhe të fshatit, shkruan Fakte. Në disa pika vijon shpërndarja e materialeve ushqimore dhe e ujit si dhe materiale tjera higjienike.
Nĕ disa pika pika të shpërndarjes së ushqimit po vërehen turma njerëzish të cilët mundohen të arrijnë deri tek kafshata e bukës.. Banorët ankohen edhe për diskriminim në shpërndarje të ndihmave por edhe në vonesa të dezinfektimit, pasi i tërë fshati po ngjan nē një deponi të madhe dhe po shpërndahet aroma të këqija./FAKTE.Net