Wednesday , September 26 2018

LSDM: Veprimet e Ivanovit, në dëm të shtetit

Veprimet politike të Gjorgje Ivanovit janë në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Me refuzimin e mjeteve të transparencës, llogaridhënie dhe qeverisje përgjegjëse, Gjorgje Ivanov u’a ndalon qytetarëve informimin e saktë dhe transparent për harxhimet e punës. Me këtë Ivanov tregon mos respekt për qytetarët e Maqedonisë, konsideron LSDM-ja, përcjell Fakte.

Në kumtesën e sotme të LSDM-së, LSDM-ja konsideron se për Ivanovin qytetarët nuk janë aspak të rëndësishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Interesat e qytetarëve dhe të shtetit duhet të jenë në rend të parë për secilin. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja për këtë shkak i solli mjetet për transparencë dhe llogaridhënie për harxhimet që i bëjnë funksionarët e Qeverisë. Qytetarët kanë të drejtë të informohen për harxhimet e parave të tyre. Përpjekjet për informim të qytetarëve rreth harxhimeve të parave të tyre do të vazhdojnë të zbatohen”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.