LSDM u kthehet protestave, të marten proteston kundër “Gruevizmit”

Partia opozitare maqedonase LSDM, më 11 tetor, do të organizojë marsh protestues. Në ditën e shënimit të Kryengritjes së popullit maqedonas, kjo parti në mënyrë simbolike do të tregojë se lufta vazhdon, nuk është e kryer, ndërkaq siç thonë ata, vetëm se sot edhe më shumë do të vazhdoj kjo luftë sidomos kur kemi pushtetin më kriminel të historisë së Maqedonisë.

Protesta do të jetë me koncept qytetarë pa marrë parasysh etnive që jetojnë në vend, fjalim do të mbajnë edhe aktivistë të njohur qytetarë dhe personalitete të cilët siç thonë nga LSDM, e kanë ndjerë padrejtësinë e “gruevizmit” gjegjësisht pushtetit diktatorial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *