Tuesday , April 20 2021

LSDM tërhoqi tabelën dygjuhëshe në Çair

Vetëm dy ditë pas hapjes së shtabit zgjedhor në Çair, ku u vendos edhe tabela me shkrimin në dy gjuhë maqedonisht dhe shqip, LSDM ka vendosur ta tërheq tabelën dygjuhëshe, shkruan Fakte. Hapje e këtij shtabi u paraqit me pompozitet nga zyrtarë e kësaj partie maqedonase, edhe për shkak të tabelës në dy gjuhë por edhe se gjoja 800 shqiptarë janë anëtarësuar në partinë e Zaevit.

Nuk bëhen të ditura arsyet pse kaq urgjent u tërhoq tabela ku shkruante “ОО СДСМ -ЧАИР  OK LSDM – ÇAIR”. Tani mbi zyrën e kësaj partie në Çair ka ngelur vetëm tabela me emrin e partisë, në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik.

Ndryshe, lideri i LSDM-së Zaev deklaroi publikisht se do të përkrahë zbatimin e kushtetutës për përdorimin e gjuhës shqipe në tërë teritorin e vendit, madje edhe në Strumicë, por më vonë reteroi nga ky qëndrim, ndërsa anëtari i kryesisë së LSDM-sē Muhamed Zekiri nëpërmjet profilit të tij kërkoi nga shumica parlamentare VMRO-BDI që ta ndryshojnë kushtetutën dhe të ndalojnë përdorimin e gjuhes shqipe në Maqedoni./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *