Sunday , January 17 2021

LSDM sot kthehet në Kuvend

Sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet t’i miratojë ndryshimet në kodin zgjedhor që kanë të bëjnë me pastrimin e listës zgjedhore, kështu u dakorduan para dy ditëve përfaqësuesit e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos për dalje nga kriza politike, transmeton Fakte.
Kjo do të thotë se deputetët e LSDM-së opozitare duhet të ndërpresin bojkoton për punën në kuvend që të miratohen këto ndryshime që u dakorduan gjatë bisedimeve në Përzhino.
Ndryshe, partia opozitare LSDM bojkoton Kuvendin nga momenti kur nuk u pranua afati i tyre nga Gjykata Kushtetuese e cila është dashur që të prononcohet lidhur me Ligjin për Prokurori speciale publike.
Sipas marrëveshjes së re politike, me aminin e ambasadorit amerikan Xhes Bejli, parashikohet që deri me 31 gusht të plotësohen disa kushte për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe kredibile në fund të vitit, gjegjësisht më 11 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *