Wednesday , July 28 2021

LSDM: Samiti i NATO-­s tregoi se Maqedonia po largohet nga integrimet euroatlantike

LSDM sot vlerësoi se Samiti i NATO­-s në Varshavë tregoi se pushteti gjithnjë e më tepër po e largon vendin nga integrimet euroatlantike. “Për këtë tregojnë shqetësimi i shprehur se nuk po zbatohet Marrëveshja e Përzhinës, si mënyrë për dalje nga kriza politike dhe thirrja për dialog demokratik, krijim të kushteve për zgjedhje të besueshme, sigurim të sundimit të së drejtës, gjyqësi të pavarur, liri të mediumeve.

Sa serioze janë këto kritika për Maqedoninë, tregojnë se liderët e Aleancës do të vazhdojnë t’i ndjekin me kujdes ngjarjet në Maqedoni”, tha në konferencë për shtyp anëtari i Këshillit ekzekutiv dhe kryetar i Komisionti partiak për mbrojtje, Maksim Dimitrievski.

Sipas LSDM­-së, gjatë dhjetë viteve të kaluara pushteti me vetëdije e largon Maqedoninë nga proceset euroatlantike, ndërkaq nëse do të kishte përgjegjësi, atëherë në Samitin në Varshavë organizuar në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, nuk do të dërgoheshin dy ministra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *