Friday , April 23 2021

LSDM padi penale pushtetit për keqpërdorim të 3 milion euro për pagesat bujqësore

Lubço Nikollovski nga LSDM sot kumtoi se vazhdimisht është thirrur nga prokurorët që janë duke punuar në rastet për të cilat ai ka ngritur padi penale, transmeton Fakte. Në pyetjen përse padi nuk ka ngritur partia e tij, Nikollovski tha se edhe LSDM-ja do të ngrejë padi penale që kanë të bëjnë me raportin revizor për agjencinë e pagesave dhe për tokën bujqësore. LSDM-ja sot akuzoi se qeveria e ish kryeministrit Nikolla Gruevski,  disa firmave dhe personave u ka ndarë para në mënyrë të dyshimtë, për gjoja pastrimin e kanaleve bujqësore:

“Rastin e padisë penale kundër Mihaill Cvetkov për keqpërdorim të parave dhe për përplasje interesash, siç e shihni, sot e konfirmoi edhe revizori. Në vitin 2014, në kundërshti me ligjin, për pastrim të kanaleve janë paguar 3 milionë euro, ndërsa në vitin 2015 janë paguar më shumë se 5 milionë euro pikërisht për kanalet e papastruara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *