Friday , January 22 2021

LSDM nuk lëshon pe për MPB-në

LSDM-ja opozitare nuk heq dore nga qëndrimi se ministri i brendshem duhet t’i ketë patjetër të gjitha kompetencat mbi ministrinë me të cilën udhëheq, transmeton Fakte. Nga opozita thonë se të gjithë pjesëmarrësit në negociatat, duke përfshirë edhe VMRO – DPMNE do te duhet ti respektojne ligjet.
Sipas ligjeve në Maqedoni dhe Ligjin per Qeverine, me ministritë udhëheqin ministrat.  Nuk mund të bëhet asnje perjashtim qe me Ministrine e Punëve të Brendshme të udhëheq dikush tjetër. Forte do qëndrojmë në qëndrimin se ministri i brendshëm që të mbajë të gjitha përgjegjësitë që i ka, do të duhet në tërësi ti ketë të gjitha kompetencat dhe autorizimet që i ka të caktuara me ligj.
LSDM nuk do te heq dorë nga ky qëndrim”, tha Lupço Nikolovski, anëfcar i
këshillit ekzekutiv. Nikolovski konfirmoi se këtë fundjavë kanë pasur konsultime ndërpartiake, por nuk dha me shume detaje. Çdo gjë që është dakorduar do te prezantohet neser, рог vetëm në qoftë se vazhdojnë negociatar. Nga opozita thonë se shpresojnë në veprime të matura të të gjitha partive politike që morën pjesë në negociatat, veçanërisht të VMRO- DPMNE-së në pushtet.
Jozyrtarisht mësohet se opozita do ti merr të njëjtat poste në qeverinë
kalimtare, MPB dhe Ministrinë për Pune dhe Politike Sociale. Palët jane pajtuar që qeveria kalimtare te kete mandat 100 ditë para mbajtjes se zgjedhjeve, date që varet nga ajo nese do kete konsensus per çështjet tjera te hapura. Si mundesi e mbajrjes së zgjedhjeve përmenden muaji nëntor ose dhjetor./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *