LSDM nuk lejon mësim në gjuhën shqipe në shkollën muzikore në Kumanovë (video)

Zvarritet procesi per hapjen e paraleles shqipe në Shkollën e muzikës “Pançe
Peshev” në Kumanovë. Drejtoria akoma nuk ka ndryshuar sratutin e shkollës në të cilin thuhet se mësimi duhet të mbahet në gjuhën maqedonase, transmeton Fakte. Kjo ishte edhe агѕуеја kryesore që Këshilli Komunal javë më parë nuk miraroi plan-programin e Shkollës per vitin e ri shkollor. Përkundër tentimit tone per të marrë qëndrim nga drejtoresha Ivana Svillar, ne Shkollen “Pance Peshev” na thane se drejtoresha ndodhet në udhëtim zyrtar.

Ndërkohë Ministria e Arsimit: mbështet kërkesën e prindërve dhe nxënësve per hapjen e paraleles shqipe.

“Pa marrë parasysh sa është interesimi, është obligim i komunës dhe kryetarit të komunës se është normë juridike ligjore por gjithashtu edhe kushtetuese t’ju mundësohet edhe nxënësve të nacionalitetit shqiptar të shkollohen, respektivisht të arsimohen në gjuhën e tyre amrare.

Ne si ministri e arsimit i apelojmë pushtetit lokal që është e drejtë ligjore dhe kushtetuese, t’ua mundësojnë nxënësve shqiptar mësimin në gjuhën shqipe”, u shpreh Safet Neziri, MASH.
Një ndër inicuesit per hapjen e paraleles shqipe Rami Mustafi fchotë se kreu i Komunës u ka garantuar, por gjithçka varet nga drejtuesit e Shkollës. “Tani ne jemi në pritje të marrjes së iniciativë të kësaj drejtoreshe, mirëpo si po e shohim ajo bënë zvarritje të qëllimshme. Nuk e dime se sa janë në bashkëpunim me kreun e Komunes, sepse ai gjithmone thote se une jam mbrapa kesaj iniciative dhe do ju qëndroj mbrapa kërkesave tuaja dhe se është një gjë që do të ketë perfundim mirëpo se kur do të ketë përfundim ne nuk e dimë”,-tha Rami Mustafi.
Per momentin në Shkollën e Muzikës “Pançe Peshev” mësimet i ndjekin rreth 50 nxënës shqiptar./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *