Tuesday , July 27 2021

LSDM me gazeta falas për të tërhequr shqiptarët

Partia maqedonase LSDM ka shpërndarë gazeta falas në gjuhë shqipe me të cilat tenton të tërheq votuesit shqiptarë, shkruan Fakte. Kjo parti ka tentuar në disa mënyra të shfrytëzojë vakuumin tek elektorati shqiptarë, pasi PDSH u tregua si e lidhur ngushtë me pushtetin ndërsa oartitë e reja u vonuan me shpalljen e koalicionit. Joshja e individëve shqiptarë për t’u kyçur në LSDM, premtime për barazi të shqipes me maqedonishten (edhepse në teren vepron në drejtim të kundërt), si dhe shpërndarja e gazetave propaganduese janë vetëm disa veprime me të cilat Zaev po tenton të përçajë votën shqiptare, pasi lejoi fshirjen e qindra mijërave votuesve shqiptarë si dhe shkeljen e kushtetutës për pabarazinë e votës së shqiptarlve me ate maqedonase./FAKTE.Net

image-0-02-05-8b921a1309c1c129153d77acf67b2e43cc9526eef0e331a70b33966f4f6be741-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *