Saturday , June 19 2021

LSDM largon komplet mbishkrimin në Çair, ishte vendosur pa vendim të partisë

Vendosja e tabelës me mbishkrim në dy gjuhë në shtabin zgjedhor të LSDM në Çair duket se do del mollë sheri në partinë e Zaevit.

Sipas komunikatës së fundit lëshuar nga kjo parti thuhet se mbishkrimi është vendosur pa miratimin dhe konsultimin e organeve më të larta partiake.

Por sipas informacioneve të fundit, tashmë kjo tabelë nuk ekziston aspak pasiqë është larguar nga vendi ku qëndronte ditë më parë.

Një mbishkrim në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, u vendos pak ditë më parë në hyrje të shtabit lokal të LSDM-së në Çair. Por shumë shpejt, pjesa në gjuhën shqipe u hoq dhe mbishkrimi ngeli vetëm në maqedonisht.

Në një deklaratë për publikun partia opozitare e ka sqaruar situatën. Sipas vetë LSDM-së tabela në dy gjuhë është vendosur pa miratimin e organeve qëndrore të partisë.

Nga kjo deklaratë e LSDM-së, kuptohet se vendosja e tabelës është bërë nga ndonjë aktivist lokal, pa miratimin e kryesisë së partisë. Gjithashtu, shumë shpejt u pa se sa “nuk” i pengon gjuha shqipe Zoran Zaevit.

Sipas komunikatës së fundit për media nga LSDM thuhet se kjo tabelë është vendosur përkundër vendimeve të organeve kryesore partiake.

”LSDM informon se mbishkrimi në shtabin zgjedhorë të LSDM në Çair është vendosur pa vendim të organeve partiake. Të gjithë ata që mundohen të bëjnë propagandë me tema ndëretnike kanë frikë nga humbja e qytetarëve në zgjedhjet e ardhëshme”, thuhet kështu nga qendra për komunim me media pranë LSDM-së, transmeton Zhurnal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *