Wednesday , July 28 2021

LSDM: Ivanov jo vetëm që është i paaftë, por është edhe i rrezikshëm dhe i pallogaritshëm

“Me paraqitjen e sotshme personi Gjorgi Ivanov jo vetëm që është i paaftë, por është edhe i rrezikshëm dhe pallogaritshëm derisa zbaton detyrën e Presidentit të shtetit”- është qëndrimi i partisë opozitare maqedonase, raporton Fakte. Ajo akuzoi Ivanovin se në krizë të thellë politike, Ivanovi u kërcënua se do të përdorë armatën dhe do të bëjë grusht shteti kundër popullit të Maqedonisë.

“Në vend se të paraqitet si President i të gjithë qytetarëve, Ivanov u paraqit në mënyrë të turpshme në mbrojtje të familjes kriminale që sundoi me Maqedoninë 10 vitet e fundit”- ka deklaruar mes tjerash LSDM si kundër reagim në konferencën për shtyp të Gjorge Ivanovit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *