Wednesday , December 12 2018

LSDM: Gjykata do të përcaktojë nëse dhe kush ka qenë i involvuar në dhunën e 27 prillit , e jo Ivanovi

Procedurat gjyqësore dhe dëshmitë do të përcaktojnë kush është i përfshirë në dhunën e 27 prillit, e jo Ivanovi.

Në pajtim me dëshmitë dhe procedurën transparente gjyqësore, organet kompetente gjyqësore të vendosin nëse dhe kush ka qenë i përfshirë në dhunën e 27 prillit, e jo Gjorge Ivanov.

Sa joserioz dhe i papërgjegjshëm është Ivanovi tregoi edhe sot.

Nga njëra anë thotë se dëshmitë në procedurën gjyqësore për dhunën e 27 prillit janë të pavërteta ndërsa nga ana tjetër i konfirmon, konkretisht, Ivanovi konfirmoi se anëtari i kabinetit të tij Boris Josifovski, ka qenë në selinë e partisë të VMRO-DPMNE-së atë ditë.

Ivanov gjithashtu konfirmoi se Mile Janakiseki dhe Vladimir Peshevski kanë qenë te ai për nismën lidhur me pajtimin.

Qendra për komunikime e LSDM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.