Thursday , November 15 2018

LSDM fillon përgatitjet për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në pushtet sot ka mbajtur mbledhje të kryesisë ku kanë vendosur që të organizohen për zgjedhje. Sekretari dhe ministri i Bujqësisë në Maqedoni, Ljupço Nikolloski sot ka bërë me dije se Kryesia Qendrore ka autorizuar kryetarin dhe kryetarin e grupit parlamentar që t’i fillojnë përgatitjet për zgjedhje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kryesia sot ka vendosur që të delegoj kryetarin dhe shefin e grupit parlamentar që të nisen përgatitjet për zgjedhje të parakohshme parlamentare” ka shkruar Nikollovski.

Nga ana tjetër OBRM-PDUKM edhe pse tha se do ta fitojnë LSDM-në tha se në zgjedhje duhet të shkohet sipas marrëveshjes së përzhinos. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.