Monday , January 25 2021

LSDM filloi komunikimin edhe në gjuhë shqipe me mediat

Per here të pare në e-mailin zyrtar te Televizionit Alsat M, arrin një komunikatë per media në gjuhën shqipe nga një parti maqedonase, siç është LSDM-ja. Ky fakt ka ngjallur interes tek njohesit e komunikimit politik, te cilin edhe pse të vonuar, e ciësojnë si një hap të qëlluar, transmeton Fakte. Per komunikologun, Serer Tahiri, të gjitha partite politike ne vend, duhet që komunikimin e tyre zyrtar ta zhvillojne në gjuhën përkatëse të institucioneve, duke përfshirë këtu edhe mediat.

“LSDM-ja ka target edhe shqiptaret dhe është krejtësisht normale që një parti
politike e cila targeton shqiptaret t’u drejtohet atyre ne gjuhen shqipe. As LSDMja, as VMRO-DPMNE-ja dhe asnjera nga partite politike maqedonase nuk mund ta pengojnë një proces të natyrshëm, sepse shqiptarët jetojnë këtu, gjuha e tyre është kategori kushtetuese dhe në një fare mënyrë komunikimi politik dhe ai në marrëdhëniet me publikun jo vetëm që duhet të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe por gjithë komunikimi Institucional dhe zyrtar duhet të jetë në gjuhën shqipe, prandaj vlerësoj se këto janë hapat e pare drejt asaj çfarë synohet, pra që një ditë gjuha shqipe tëjetë zyrtare tërësisht në Maqedoni”, deklaroi komunikologu Sefer Tahiri.
Ndërkaq, Petar Arsovski mendon se me një hap të tillë LSDM-ja vetëm se kryen një detyrim që ka ndaj qytetarëve të këtij shteti, ku me këtë hap as fiton e as humb shumë nga pikëpamja politike.

“Në thelb është per t’u përshëndetur sepse tregon se LSDM-ja përkundër qëndrimeve deklarative per ndonjë politikë autentike ndaj shqiptarëve, atë e përkthen edhe në praktikë. Në kuptimin protokollar unë nuk shoh këtu asnjë problem per shkak se sikur ne Maqedoni do te kishte media angleze, partite do të duhej t’u dërgonin atyre komunikata në gjuhën angleze. Nga ky hap,në zgjedhje kjo parti as mund të humbë e as të fitojë shumë. Nuk mund shumë të fitoj sepse ne fatkeqesisht akoma jemi në një faze ku votimi i paster qytetar nuk është shumë prezent dhe akoma linjat janë të ndara në baza etnike. Nga ana tjetër nuk do të humbë sepse përkrahësit e saj kanë një lloj politike liberale në raport me shqiptaret dhe nuk do ta braktisnin partine per një gjë të tillë”, tha komunikologu, Petar Arsovski.
Tahiri dhe Arsovski vlerësojnë se të gjithë partite politike ne vend, në zyrar e tyre per Marrëdhënie me Publikun duhet të kenë të punësuar persona të të gjitha komuniteteve me të cilat duhet të komunikojnë. Kjo nisme e LSDM-se vjen pas pohimeve të Zoran Zaevit se askush nuk duhet të ketë frikë nga përdorimi me i gjerë i shqipes dhe se kjo gjuhë duhet të praktikohet në përputhje me kushtetutën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *