Tuesday , December 18 2018

LSDM dhe BDI me përkrahje më të madhe tek shqiptarët

Ndryshim historik vërehet në anketën e realizuar nga televizioni Telma, e cila tregoi se VMRO-DPMNE është partia më e besueshme te maqedonasit, kurse LSDM më e besueshmja te shqiptarët, përcjell Fakte.

Në pyetjen ‘Nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare për cilin parti do të votoni’, 30.4 për qind të maqedonasve thanë për VMRO-në dhe 25.5 për qind për LSDM-në. Populli shqiptar në Maqedoni më së shumti do votonte LSDM-së, 27.5 për qind, kurse për BDI-në 27 për qind.

Ndërkaq Zoran Zaev vazhdon bindshëm të udhëheq me 21.4 për qind të rejtingut, pas tij vjen Hristijan Mickoski me 14për qind besueshmëri, kurse presidenti Ivanov ka pësuar rënie drastike në të besueshmëria është 6 për qind. Pas tij vjen Ali Ahmeti me 5.7 për qind, Ziadin Sela me 3.8 për qind, ish kryeministri Gruevski me 2.7 për qind.

Përkrahja e madhe e Zaevit rrjedh nga popullariteti mes shqiptarëve, pasi që me 17.6 për qind të besueshmërisë ai është lideri i dytë i popullarizuar tek shqiptarët pas Ali Ahmetit i cili shkon i pari me 23 për qind derisa i treti është Sela me vetëm 16 për qind, kurse 39.9% nuk kanë besim tek asnjë politikan.

Sa i përket rejtingut tek partitë politike tek qytetarët mund të vërehet  rritje te LSDM  dhe rënie te VMRO. 26.8 për qind ka LSDM, 21.5 për qind ka VMRO. BDI është stabile me 6.7 për qind, ASH me 3 për qind, Besa me 2.4 për qind dhe 21.3 për qind nuk do të kishin votuar.

Ndërkaq mbështetja e VMRO-së tek shqiptarët është thuajse zero./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.