LR PDSH mban takim me strukturat rinore në Shkup

Të shtunën më datë 15 Tetor Forumi Rinor i LR-PDSH-së në Shkup mbajti kuvend pune në lidhje me zgjedhjen e strukturave rinore të Lëvizjes.

Në kuvend prezent ishin kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela. Sekretari i përgjithshëm Arben Taravari, nënkryetari Dukagjin Osmani, sekretarja e Asamblesë së femrave Arlinda Memetaj, kryetari degës së Çairit Rizvan Bela dhe kryetari i shtabit në Butel Bejtush Gashi.

Përveç zgjedhjeve të strukturave rinore, u diskutuan edhe problemet që tangojnë rininë e Shkupit, diskriminimi që ju bëhet shqiptarëve në arsim, ekonomi, punësime, aktivitete rinore dhe sfera të tjera, duke theksuar nevojën për përfaqësim real të interesave të shqiptarëve. Shkupjanët ka nevojë për trajtim të barabartë në çdo sferë të jetës me qëllim që të krijohen kushte që rinia të mos braktis vendin përshkak të qeverisjes së keqe dhe kriminalizuar. Më tej u tha që sot në Maqedoni në vend të zhvillimit, ndodh eksploatimi shoqëror dhe ekonomik i shqiptarëve, këtë më së miri e ilustron ana e majtë dhe e djathtë e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *