Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM), një OJQ e formuar nga partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, vazhdon të luajë rolin e megafonit të partisë nacionaliste të Nikolla Gruevskit, shkruan Fakte. Kjo lëvizje ka organizuar një tribunë në të cilën theks të veçantë është vënë nē, siç thuhet, rrezikun nga zbatimi i gjuhës shqipe në nivel të shtetit. Sipas tyre, kjo do të shpiente deri tek federalizimi i shtetit dhe mē pas shpërbërja e tij./FAKTE.Net
