Tuesday , August 21 2018

LPFM: Sezoni nis me Shkëndija-Vardari dhe Rabotniçki-Renova

Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë zyrtarisht të shtunën hap siparin për sezonin e ri garues 2018/19. Ky edicion do të hapet me dy supersfida si Shkëndija-Vardari dhe Rabotniçki-Renova.

“Kuqezinjtë” tetovar edhe përkrah verës së ngjeshur me ndeshjet Europiane, dëshirojnë që sezonin e ri në kampionat ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme. Renova sezonin e ri do ta nis në transfertë në Shkup përballë Rabotniçkit, percjell Fakte.

Skuadra nga Xhepçishti ka qenë më aktive në këtë merkato dhe ka kompletuar ekipin e saj për fillimin e kampionatit, ndërsa nga tabori i tyre besojnë së do të bëjnë më të mirën për ta nisur me pozitivitet sezonin e ri.

Takimet Shkëndija-Vardari dhe Rabotniçki-Renova do të luhen sot nga ora 17:00, ndërsa 3 përballjet tjera të xhiros së parë në LPFM zhvillohen të dielën./SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.