Wednesday , March 3 2021

Londër, 1 i vdekur dhe 5 të lënduar pas sulmit me thikë

Një grua është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qendër të Londrës, sulm ky që sipas policisë mund të ketë lidhje me terrorizëm.

Një 19 vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes pak para mesnatës më 3 gusht në “Russell Square” në zemër të qytetit.

“Terrorizmi është një nga fushat që po mundojmë ta verifikojmë”, ka thënë policia e Londrës më 4 gusht.

Policia më vonë tha se “të dhënat e para tregojnë që shëndeti mendor mund të jetë një faktor i rëndësishëm”, edhe pse sërish nuk e kanë përjashtuar terrorizmin.

Gruaja është trajtuar nga shërbimi mjekësor i emergjencës, por më pas është deklaruar e vdekur. Nuk janë dhënë detaje rreth gjendjes së të plagosurve, transmeton Evropa e Lirë.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar njësi të shumta policore, zonë kjo ku gjendet Muzeu Britanik dhe Universiteti i Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *