SHARE

Si vritet paqja dhe stabiliteti i një shteti dhe një rajon?! Aktorët kryesorë në këtë kronikë janë shërbime të huaja, agjentë të vendit dhe spiunë politik të maskuar si gazetarë. Të gjithë në funksion të agjendave të fshehura të shteteve të vogla dhe të mëdha. Ngjarjet janë lokale, por loja është globale dhe reflekton rritjet e tensioneve mes Perëndimit dhe Lindjes në të ashtuquajturën post luftë të ftohtë-term i cili këtë vit u formalizua për herë të parë në raportin e Freedom House “Kombe në tranzicion“, shkruan TV Nova dhe KRIK, transmeton ekskluzivisht Portalb.mk.

Gazetari dhe anëtar i parlamentit të Republikës së Serbisë – Miroslav Lazanski së bashku me Goran Zhivaljeviç – anëtar i shërbimeve sekrete serbe dhe Ivan Stojilkoviq- deputet në parlamentin e Maqedonisë, zbatonin një propagandë në mediumet në Serbi dhe Maqedoni në interes të shërbimeve të inteligjencës serbe, në përputhje me interesat ruse në kontinentin me qëllimin të një ndikimi mbi situatën politike në Maqedoni dhe parandalimin e perspektivave euroatlantike të vendit dhe rajonit.  Për këtë veprim një kohë të gjatë kanë pasur njohuri autoritetet maqedonase, por ata nuk kanë ndërmarrë asgjë, po ashtu disa nga aktorët në këtë histori kanë marrë pjesë në trazirat në parlament, ndërsa në ndërkohë kanë ushtruar takime me zyrtarë të lartë dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

LazanskiGazetari politikan – Lazanski!

Miroslav Lazanski është një gazetar i vjetër të cilin media ku ushtonte punën e përshkroi si “komentues politiko ushtarak.” Nga viti 2016 ai është anëtar i parlamentit serb, si pjesë e grupit parlamentar të partisë në pushtet SNS udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Por karriera politike dhe gazetareske vazhdon paralelisht.  Ai ka emisionin e tij në televizionin shtetëror dhe vazhdon të shkruajë kolumna dhe reportazhe. Nga produktet e tij në muajt e fundit në prag të krizës politike maqedonase Lazanski merret me Maqedoninë, mëson  TV NOVA dhe KRIK.

Burime të  TV Nova të përfshirë në monitorimin e rreziqeve të sigurisë në Maqedoni, thonë se deputeti Ivan Stojilkoviq ka qenë në komunikim të rregullt me shtetasin serb, oficer të shërbimit sekret serb – BIA dhe diplomatin Goran Zhivaljeviç, dhe të dytë nëpërmjet Miroslav Lazanski kanë zbatuar propagandën mediale pak para ngjarjeve të përgjakshme në Parlamentin e Maqedonisë.

Informacionet tregojnë se anëtari i shërbimit sekret Serb BIA, Goran Zhivaljeviç, në mars të këtij viti ka biseduar me Ivan Stojilkoviq, deputet, partner koalicioni i VMRO-DPMNE dhe kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë. Stojilkoviq dhe Zhivaljeviç ishin mysafirë të gazetarit serb dhe deputetit Miroslav Lazanski dhe me anë të tij kanë udhëhequr makinën propagandistike serbe në funksion të aktiviteteve me potencial për të destabilizuar Maqedoninë.

Informacionet deri të cilat arritëm thonë se Lazanski ka pasur takime me Gruevskin në mars të këtij viti, një ditë para se të publikohet kolumna e tij në gazetën serbe “Politika”, me titull “Nuk e japim Maqedoninë” e cila ishte drejtuar nga Stojilkoviq dhe Zhivaljeviç. Në të autori  në mënyrë të qartë ka venduar veten në anën e Gruevskit dhe publikon se “rrugëdalja e krizës në Maqedoni janë zgjedhje të reja”, e cila është në fakt edhe kërkesa formale e VMRO-DPMNE. Teksti është negativ për Zaev-in, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që Lazanski i akuzon si krijuesit e krizës dhe forcat prapa skenarin për federalizmin e Maqedonisë dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Të nesërmen, kjo kolumnë është re-publikuar në dhjetëra mediume në Maqedoni të kontrolluara nga VMRO-DPMNE.  Ky nuk është i vetmi tekst i tillë. NovaTV ka identifikuar gati pesëdhjetë tekste, intervista për televizione, kolumna të  Lazanskit nga fillimi i këtij viti ku përsëriten këto teza, si dhe tezën se në qoftë se Zaevi bën qeveri do të ketë luftë, transmeton ekskluzivisht Portalb.mk.

Lazanski për KRIK dhe NovaTV konfirmoi se në fillim të marsit ishte në Shkup dhe u takua me Zhivaljeviç dhe Stojilkoviqin.

“Unë nuk jam as shërbimi, as jam zëdhënës i shërbimit, unë erdha atje si gazetar, jo si përfaqësues i popullit. Si gazetar i “Politika” dhe si dikush që bën radio emisione për televizionin. Në karrierën gazetareske unë kam pasur kontakte me drejtuesit e agjencive kryesore të inteligjencës, si KGB dhe CIA-s, shërbimit britanik, francez, gjermane” thotë ai. “E kam shprehi që kur shkoj në një vend të huaj të paraqitem në ambasadën tonë. Zhivaljeviç është në mënyrë të rregullt dhe ligjërisht i akredituar si përfaqësues i BIA-s sonë. ” thotë Lazanski.

Sipas informatave të  TV NOVA, Zhivaljeviç dhe Stojilkoviq ishin ata që organizuan takimet intervistat dhe temat për Lazanskin. Këto aktivitete dhe lidhjet e deputetit maqedonas me inteligjencën serbe ishin “me qëllim për të nxitur përmes propagandës mediatike destabilizimin e Maqedonisë dhe ka qenë prej kohësh të njohur edhe për autoritetet maqedonase”, thotë burimi.

Goran ZhivaleviqLidhja Maqedonase dhe Shërbimi Serb – Zhivaljeviç!

Goran Zhivaljeviç – ka kohë të gjatë që njihet vetëm në shërbimet e inteligjencës në Ballkan, por nga anonimiteti doli pas protestave të përgjakshme në parlament më 27 prill. Agjenti i BIA-s i akredituar si diplomat në ambasadën serbe në Shkup, me vetëm një “selfie” në Parlament gjatë protestave të përgjakshme të enjten ka ekspozuar të gjithë skemën Maqedonase-Serbe-Ruse e cila ka vepruar në shtet e fshehur pas velit të politikanëve, biznesmenëve, gazetarëve, inteligjencës dhe njerëzit nga krimi.

Informatat tregojnë se njeriu i besuar dhe bashkëpunëtori më besnik i Zhivaljeviçit në Maqedoni është deputet nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Partisë Demokratike të Serbisë, Ivan Stojilkoviq.

zivaljevicKomunikimi mes tyre ka zgjatur më gjatë, dhe takimet janë intensifikuar në kohën e zhvillimeve të rëndësishme politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Ngjarja e fundit e tillë është më 27 prill, kur ndodhën protestat e dhunshme në Kuvend, të cilat sipas informacioneve të TV NOVA ka  pasur një angazhim më intensiv më herët nga të gjithë bashkëpunëtorët e Zhivaljeviçit në shtet, transmeton ekskluzivisht Portalb.mk.

Puna e përditshme e Zhivaljeviçit është në ambasadën serbe si oficer për lidhje me drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim, por mision realisht e përcakton shërbimi sekret serb – BIA. Prania e Goran Zhivaljeviçit në Maqedoni është një mision nga agjencia e inteligjencës BIA me qëllim që të destabilizojë Maqedoninë dhe duke punuar nëpërmjet deputetit dhe kryetarit të Partisë Demokratike serb Ivan Stojilkoviq dhe anëtar i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Prania e tij në Maqedoni  u vu re nga ana e policisë nga pranvera e vitit 2015, kur ai dhe anëtarët tjerë të BIA-s erdhën në Maqedoni gjatë protestave të Revolucionit Laraman. Në atë kohë Zhivaljeviç ende nuk ka qenë i akredituar në ambasadën serbe në Maqedoni.

Komunikimi mes Zhivaljeviç dhe Stojilkoviq kishte rrënjë të thella në të kaluarën.

“Zhivaljeviç ka një rrjet të kontakteve me biznesmenë nga Maqedonia, gazetarë, politikanë dhe anëtarë të Agjencisë për Inteligjencë dhe Drejtorisë për Zbulim. Bashkëpunimi i tyre, sidomos atë me Stojiljkoviç u intensifikua në prag të krizës politike në Maqedoni pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit 2016 “,  thotë  burimi i cili  informatat e tij i arsyetoi me fakte.

“Stojilkoviq dhe Zhivaljeviç takohen në dy vitet e fundit  në Shkup dhe në Beograd ku Stojilkoviq zhvillon takime edhe me persona të afërt me Zhivaljeviç, zyrtarë të lartë të Serbisë, agjentët të BIA, njerëz nga nëntoka dhe biznesmenë. Aktivitetet e tij tregojnë një lidhje serioze dhe të thella me BIA, por edhe  dyshime rreth kontakte me shërbimet  sekrete ruse dhe qarqe politike. Ky njeri është qartë i udhëzuar se si të veprojë  në Maqedoni në bazë të interesave serbe “, thotë burimi.

Ivan StoilkoviqSegmentet anti-perëndimore – Stojilkoviq!

Puna e tij në skenarin e fundit në lidhje me krizën politike në Maqedoni ishte për të kontrolluar propagandën mediatike dhe opinionin publik. Kjo fushatë ka promovuar tensionet etnike në Maqedoni përmes kërkesave të pasakta se siguria e Maqedonisë do të rrezikohet dhe për të krijuar një Shqipëri të Madhe, nëse fiton Zaevi.  Fushata haptazi mbështeti Gruevskin, paraqitjet e të cilit dhe njoftimet publike të partisë po ashtu ndajnë të njëjtin tregim, po ashtu është udhëhequr një luftë të veçantë kundër BE-së, SHBA-së dhe NATO-s si përgjegjës për shpërbërjes të dyshuar të Maqedonisë, të cilët punojnë për çështjen shqiptare. Këto pika shpesh përkojnë me pikëpamjet politike të Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme e reflektuar në deklaratat zyrtare të Ministrisë së Jashtme Ruse.

Stojilkoviq, sipas burimeve të autoriteteve Maqedonase është profilizuar si një person i besueshëm,  nacionalist serb, kundërshtar i integrimeve euro-atlantik në rajon dhe me  ndjenja pro-ruse.

“Kemi informata relevante të mbështetura me dëshmi për takimet mes Stojilkoviq dhe diplomatëve rusë në Maqedoni në kuadër të politikës së tij për ndikimin Rus në Ballkan, në mënyrë për të hequr ndikimin perëndimor dhe dështimin e integrimeve euroatlantike”, ka thënë burimi. Pak para se të merren vendimet e rëndësishme të qeverisë apo Parlamentit në vitet e fundit Stojilkoviq ka informuar BIA dhe Zhivaljeviçin dhe ka marrë udhëzime mbi atë se çfarë pozita të përfaqësojë  para koalicionit qeveritar të kryesuar nga VMRO-DPMNE, “shtoi ai.

Stojilkoviq ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e NovaTV. I pyetur nëse ai kishte kontakte me Zhivaljeviç ai tha “kur ju shkoni diku me dikë unë ju pyes? Unë a të kam pyetur se me cilin komunikon, me cilin shoqërohesh, si nuk ju vjen turp më pyet një pyetjeje normale gazetareske, më, fyen “tha Stojilkoviq pas të cilës menjëherë mbylli telefonin.

Ndërsa Zhivaljeviç u përgjigj se ai nuk është në mundësi menjëherë të bisedojë me ne, por mundet për 5 ditë.

Zhivaljeviç në Shkup, Vuçiq në mbrojtje të tij

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas publikimit të informatave që Zhivaljeviç ishte në Parlament gjatë rrahjes së opozitë, u vu në mbrojtje të tij duke pretenduar se kjo ishte një gjë shumë e zakonshme për një oficer të BIA-s. Në të gjithë këtë periudhë, edhe pse qeveria serbe nuk e mbështeti qartë Gruevskin, mediat serbe të kontrolluara nga qeveria kanë udhëhequr fushatë kundër opozitës maqedonase dhe Zoran Zaev, si dhe kundër BE-së, SHBA-së dhe NATO-s.

Shumica e këtyre teksteve të krijuara në kuadër të aktiviteteve propagandistike janë publikuar në portalin serb “Informer”, dhe të gjithë janë marrë nga portali maqedonas “Infomaks”. Këto dy media mbështesin hapur presidentin rus Vladimir Putin. Vet Miroslav Lazanski në 2014 ka intervistuar Putinin, dhe në  Serbi perceptohet si një gazetar pro-rus i cili për vite të tëra ndërtoi një imazh të një eksperti ushtarak të sigurisë, transmeton ekskluzivisht Portalb.mk.

Analiza e profileve të rrjeteve sociale të deputetit Maqedonas Ivan Stojilkoviq qartë vërteton simpatinë e tij për Rusinë, por edhe për krahut ekstrem të djathtë të Francës Marine Le Pen, Viktor Orbanin e Hungarisë dhe Presidentin të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në rrjetin e tij ai nuk e fsheh qëndrimin e tij anti-BE dhe NATO dhe shpesh poston lajme të rremë nga portalet anonim.

Burimi jonë thotë se aktivitetet e Stojilkoviqit dhe lidhjet me shërbimet serbe në Republikën e Maqedonisë janë të njohur prej vitit 2013. Në atë kohë kreu i shërbimit sekret maqedonas DSK-s, ishte Sasho Mijallkov, kushëriri i Nikolla Gruevskit. Stojilkoviqi gjatë zgjedhjeve në dhjetor të vitit 2016 shkoi në koalicion me VMRO-DPMNE. Ai ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për marrëdhëniet me Federatën Ruse. Në qershor 2016 ai mori pjesë në Moskë në cilësinë e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, ku ai nënshkruan “Deklaratën për themelimin e një territori ushtarak neutral në Ballkan”, së bashku me partinë na e cila vjen Putini, “Një Rusi.”

Ndikimi i Rusisë

Nga informacionet që mori TV NOVA, zbulohet se ka ndikim të ndejshëm të shërbimeve e inteligjencës ruse në Maqedoni. Aktiviteti i tyre është në kuadër  të pengimit të proceseve të integrimit Euro-Atlantik në Maqedoni. Sipas analizës, Federata Ruse përmes strukturave të saj të inteligjencës, duke përdorur mjetet dhe metodat e të ashtuquajturit “fuqisë së butë” synon të realizojë strategjinë e Moskës zyrtare për të izoluar Ballkanin nga ndikimi i BE-s dhe NATO.  Burimi i TV NOVA-s thekson rritjen e pranisë ruse në Maqedoni e cila synon arritjen e interesave primare të Federatës Ruse për të rivendosur rolin e saj në Ballkan, në mënyrë që të sigurojë ekuilibrin në dominimin e NATO-s në rajon. Ambasadori rus në BE Vladimir Çizhov kohët e fundit në Bruksel, përpara një grupi të gazetarëve deklaroi se vendi i tij mund të ofrojë për Maqedoninë, Ballkanin Perëndimor dhe të çdo shtet tjetër, një alternativë për integrimin euroatlantik, transmeton ekskluzivisht Portalb.mk.
download-3

Muajin e kaluar një zyrtar i lartë përfaqësues diplomat rus tek autoritet maqedonase përcolli informatln se se Moska është e gatshme për të mbështetur krijimin e një zone ushtarake neutrale në Ballkan të quajtur “Zona B4″, në cilën do të përfshihen Maqedonia, Malin e Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Diplomat i lartë rus ka arsyetuar këtë nismë si një mundësi për rajonin për të kursyer para, 2% të buxhetit që përndryshe do të duhet të të paguhet në qoftë se këto vende anëtarësohen në NATO. I njëjti diplomat rus si një alternativë e Maqedonisë për BE ka ofruar anëtarësim në Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik që përfaqëson Federatën Ruse, Bjellorusia, Kirgistani, Armeninë dhe Kazakistanin.

“Alfabeti sllav dhe letërsia na erdhën nga toka e Maqedonisë “, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin në takimin me Ivanov gjatë vizitës së Presidentit Ivanov në Moskë.  Nga aspekti i ndikimit fetar rus në Maqedoni aktivitetet e diplomacisë ruse theksojnë identitetin sllav dhe fenë në të cilën këto aktivitete kanë shprehur retorikën pan-sllave që synon realizimin e të ashtuquajturës aleancës pan-sllave midis Maqedonisë, Serbisë dhe Greqisë.

Në këtë kontekst veçanërisht dallohet veprimtaria e dukshme e “Informer”  të Serbisë dhe “Infomaks” i Maqedonisë, të cilët pothuajse vazhdimisht botojnë artikuj dhe komente me përmbajtje afirmative për politikën ruse.

“I mirëpres përpjekjet për të krijuar një aleancë ballkanike të shteteve ushtarake neutrale, e cila është e rëndësishme për sigurinë e Ballkanit dhe Evropës. Kjo është rruga kryesore për të ruajtur paqen në rajon. “…”, tha Zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm i partisë ruse në pushtet Sergei Zheleznjak “raporton” Informer ” artikulli i të cilit rregullisht transmetohet në “Infomaks” të Maqedonisë. Në këtë kontekst janë edhe komente të shumta të publikuar në  këto media, transmeton ekskluzivisht Portalb.mk.

Rreth ndikimit rus në Maqedoni, kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë, Zoran Zaev  për “Euronews” ka deklaruar:

“Me një prani të zmadhuar kadrovike këtu dhe me disa deklarata të ministrit të Federatës ruse dhe aktivitetet e ambasadës së tyre në Maqedoni ndikimi tashmë është duke u ndjerë. Ka një trend i rënies së mbështetjes së qytetarëve për  BE dhe NATO. Përqindja e rënies së mbështetjes është shumë e vogël, por e dukshme. Unë mendoj se në qoftë se vazhdon kështu si ishte rasti në të kaluarën me këtë interes të ulët për BE dhe SHBA për këtë rajon, Federata Ruse do të ketë hapësirë më të madhe për të imponuar interesat e veta”, tha Zaev.

Ky hulumtim është zhvilluar me partneritetin me Projektin Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP)  dhe partnerët e tyre në Serbi  KRIK.

SHARE