Wednesday , August 4 2021

Lojë në kurriz të shqiptarëve

Partite politike maqedonase, 25 vite me radhë, që nga fushata e zgjedhjeve te
para parlamentare të vitit 1991 e deri tek fushata e fundit per zgjedhjet e 11
dhjetorit, me të njëjtat tone nacionaliste kundër shqiptarëve tentojnë të nxjerrin sa me shume vota në elektoratin maqedonas.
Si lideri i VMRO-se Nikolla Gruesvki, ashtu edhe ai LSDM-së Zoran Zaev, per shtim të pikeve te veta politike i shfrytëzojnë kërkesat kyçe të partive shqiptare; barazia me maqedonasit, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, buxheti i
barabartë, ridefinimi shtetit, apo shtet binacional, transmeton Fakte

“Nëse votoni per Zoran Zaevin, ju votoni
per dygjuhësinë në Maqedoni, votoni per federalizimin, votoni per kantonizimin, votoni per dhune, kriminalitet dhe vazhdimin e krizës”, deklaron shpesh Nikolla Gruevski para simpatizantëve të partisë së tij.

Nga ana tjetër, Zoran Zaev, neper mitingje thotë se federalizmi ekziston vetëm në kokën e Nikolla Gruevskit, duke shfaqur kështu edhe rezistencë ndaj kërkesave të shqiptarëve. Ndërkaq, sa i përket statusit të gjuhës shqipe, para flllimi te fushatës parazgjedhore ai
kishte deklamar se do te bejë të mundur zyrtarizmin e plotë të saj, kurse
tani, kur jemi ne mesin e fushatës, ka zbutur qëndrimet duke thënë se zotohet per zbatim të drejtë te gjuhës shqipe. Zaev thotë kështu duke vënë theksin
tek Kushtetuta, e cila sipas tij, garanton gjuhen shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, edhe pse ne Kushtetutë askund nuk
përmendet termi “gjuha shqipe”, por vetëm “gjuha që e flasin mbi 20 e popullsisë”, edhe ate duke mos pasur dispozita per përdorim të brendshëm të saj.

“Kushtetuta aktuale garanton të gjithë të drejtat per qytetarët e Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike
dhe ne do te angazhohemi per zbatunin e përpiktë të saj. Plani ynë parasheh
barabarësi per të gjithë, përfshirë edhe të drejtën e përdorimit të gjuhëve”, ka deklaruare Zaev, duke akuzuar partite në
pushtet se per interesa politike gjithmonë kanë zvarritur zbatimin e dispozitave të Kushtetutës.
Nga ana tjetër, BDI në këtë fushatë këmbëngul në zyrtarizmin e plotë
gjuhës shqipe, përmes një ligji të posaçëm.

“Gjatë tre mandateve gjuha shqipe shkallë-shkallë ka avancuar dhe tani duhet te permbyllet me një marrëveshje, sigurisht mes forcave politike që do të fitojnë mandatin në zgjedhje te vitit 2016. Të gjithë jemi të interesuar per respektim të Marrëveshjes së Ohrit, per respektimin të gjuhëve, të kulturave
dhe të traditave”, ka deklamar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Por, premtimet këtilla nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi,
jane quajtur cirku i radhës. “BDI-ja edhe 15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk ka arritur të mbyllë jo vetëm
çështjen e gjuhës shqipe, por edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me statusin e shqiptarëve. Ne mund të presim lloj’-lloj cirku nga BDI-ja, e cila i ka humbur zgjedhjet. Kishtë qenë mirë që ajo në mënyrë demokratike të pranojë rezultatet dhe të përgatitet të shkojë në opozitë dhe të rikthehet pas disa viteve” ka deklaruar Thaçi. Aktualisht, përdorimi zyrtar i gjuhes shqipe është i garantuar në disa institucione, por në mënyrë të pjesshme. Në Parlament ajo mund te përdoret nga deputetët, por jo edhe nga kryesuesi i seancave nëse është shqiptar. Dokumentet që miraton Parlamenti lëshohen edhe në gjuhën shqipe, por vetëm në komunikim brenda këtij institucioni. Situate me e keqe paraqitet në ekzekutiv, ku në mbledhjen e Qeverisë gjuha shqipe aspak nuk përdorët. Ministrat shqiptarë e përdorin ate gjate ndonje fjalimi, por jo edhe ne relacionet zyrtare. Përdorimi i shqipes, aktualisht gjen zbatimi me të gjerë në
pushtetin lokal, edhe ate në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 per qind
të numrit të përgjithshëm të banorëve. Në dokumentet e udhëtimit, gjuha shqipe përdoret, por ajo nuk është e detyrueshme.
Dokumentet lëshohen në dygjuhësi, por vetëm nëse këtë e kërkon personi që
paraqet kërkesë qoftë per letërnjoftim apo pas aportë.
Por ajo që paraqitet shqetësuese nga njohës të rrethanave dhe nga partitë politike тпе të mëdha, është shpëmdarja e votes te shqiptarët, e që nga ana
tjetër mund të ndikojë në përbërjen e ardhshme në realizimin e kërkesave
themelore të shqiptarëve.
Kjo edhe per faktin se ne njësinë 1, 2 dhe 5, LSDM mund të prekë sado pak votat e elektoratit shqiptar, gjë që mund të bëjë
që në këto njësi mund të ulet numri nga 3 deri ne 5 deputetë shqiptarë, per shkak se per një deputetë do të duhet minimum 8 mijë vota, që nga partite me të vogla shqiptare ka rrezik të mos e arrijnë, njësoj siç ndodhi me RDK dhe Demokracinë e Re në dy pale zgjedhjet e kaluara. Nga partite shqiptare ende nuk bëhet e ditur se si do të mundin të realizojnë kërkesa të mëdha, si ajo që gjuha shqipe të jetë gjuhë e dytë zyrtare, apo shtetin binacional dhe rifedeflnimin e shtetit përmes ndryshimit të
dokumenteve themelore, sic është Kushtetuta, të cilën Zoran Zaev e lavdëroi një ditë me pare se është njëra ndër kushtetutat më të mira në rajon.
Pavarësisht numrave, para përbërjes së ardhshme qeveritare, përveç të drejtave të shqiptarëve, ndodhen edhe detyra tjera të vështira. Qeveria duhet te zhbllokqjë procesin e integrimeve euroatlantike dhe bisedimet per kontestin e emrit, si dhe te zgjidh perfundimisht krizën politike në vend. Në kuadër të kësaj Qeverie mund të
pritet të arrihet përparim per avancimin kushtetues të shqiptareve në Maqedoni. Në këtë mes, unifikimi i faktorit politik shqiptar bëhet i domosdoshëm nëse BDI dëshiron me ligj të avancohet gjuha shqipe ashtu si edhe PDSH, e cila  gjithashtu dëshiron barazi buxhetore mes shqiptarëve dhe maqedonasve./Koha

output_grkovdimage-0-02-05-58a86c83c37037f98ef2f603d74de7c8f8c73d9d74209c9a501bf7fce6309753-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *