Saturday , June 19 2021

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar shënon një vjetorin e themelimit

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar ka shënuar një vjetorin e themelimit. Ky lob është dhe një përpjekje dhe një kushtrim për riorganizimin dhe vetorganizimin e mërgatës, në të mirën e vet mërgimtarëve dhe në të mirën e Atdheut.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, si një organ më i lartë dhe si kulmë organizativ, bashkon shoqatat, klubet, federatat, bashkësitë, intelektualët, individët të profesioneve të ndryshme, partit politike, bashkësitë fetare etj. Me një fjalë bënë bashkimin shpirtërorë të shqiptarve kudo që janë, thuhet në komunikatë.

Vepron si një organizatë Lobuese në fushat:
1. Kulturore,
2. Ekonomike,
3. Humanitare,
4. Politike

Lobimi Kulturorë:

– Ka në fokus, ruajtjen dhe avansimin e gjuhës, kulturës, traditës për mërgimtarët kudo që janë, duke i motivuar mërgimtarët në vetëorganizim.

– Vepron dhe lobon me qëllim që mërgata ti rrezistoj e asimilimit, i cili deshëm ne apo nuk deshëm po i troket në derë mërgatës, vepron edhe në integrimin e mërgatës aty ku jeton, duke ruajtur dhe kultivuar gjuhen, kulturën dhe traditat kombëtare.

– Lobon dhe favorizon njerzit e kulturës, artit e të shkencës, nga mërgata dhe nga atdheu.

Lobimi Ekonomik:

– Koordinon dhe vepron si urë lidhëse në mes të ndërmarrjeve të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar që veprojnë në mërgate, duke bashkëpunuar me unionet e bizneseve, në mënyrë që bizneset e tyre të jenë më të sukseshme aty ku veprojnë.

– Lobon dhe motivon këto ndermarrje që investimet e tyre ti dërgojnë edhe në Atdhe.

– Lobon dhe motivon investorët e huaj që investimet e tyre të shkojnë në Atdheun tonë, me qëllimin e ngritjes së standardit jetësorë dhe ekonomik.

Lobimi social dhe human:

– Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, angazhohet dhe Lobon nëpërmjet të komisioneve që janë të themeluara ose në themelim e sipër, te shoqatat humanitare, si ato që janë të formuara nga mërgata, poashtu ato vendore, që ndihmat humanitare të drejtohen në Atdhe, me qëllimin e zbutjes së varfërisë së skajshme, që mbretëron ende në Atdhe.

Lobimi politik:

– Duke e shfrytëzuar potencialin e pjestarve të mërgatës edhe ne fushën e politikës, Lobon te Qeveritë e vendeve ku jeton mërgata, për interesat e vetë komunitetit shqiptarë dhe Lobon për të mirën e Atdheut.

– Angazhohet dhe Lobon, qe pjestarët e mërgatës të jenë edhe vendimëmarrës në politikën e Atdheut.

– Lobon që pjestarët e mërgatës, të kenë të drejtën të zgjedin dhe te të zgjidhen në organe drejtuese të Atdheut, pasi që janë pjesë e pandashme e tyre.

– Lobon dhe avanson politikën me karakter kombëtarë.

– Lobon dhe favorizon edhe partitë politike dhe politkajt nga vendet ku jeton mërgata, të cilat janë të dëshmuara për mrojtjen e interesave tona kombëtare.

– Angazhohet që pjestarët e komunitetit shqiptar ti kenë dy nënshtetësi.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, deri më tani është i shpërndarë me degët dhe nëndegët e saja në këto vende:
– Austri,
– Suedi,
– Gjermani,
– Zvicer,
– Francë,
– Belgjikë ( me një nëndegë)
– Norvegji, (pritet një riorganizim)
– SHBA (lidhje të ngushta me Lobin dhe aktivistët qe kan qen më heret)
– Australi ( pritet që të zyrtarizohet)
– Greqi ( pritet zyrtarizimi)
– Turqi ( pritet zyrtarizimi)

Jemi në konsolidim edhe nëpëpr këto shtete: Itali, Holandë, Angli, Finlandë, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Turqi, Slloveni.

Ftoj aktivistët nga këto shtete, që e kan marr për sipër, angazhimin e themelimit të degëve, të punojnë, në mënyrë që të jemi sa më efikas dhe sa më shpejt ta finalizojmë pjesën e parë.

Lobi Euro-Atlantik Shqipta, nuk ka pas ende Kuvend zgjedhorë, pritet që pasi të themelohen pjesa e konsiderueshme e degëve nëpër shtetete në botë ku jeton mërgata, ta mbajmë edhe Kuvendin apo Kongresin mbarëkombëtarë, që do të jenë të përfshirë të gjithë shqiptarët, po dallim regjioni, religjioni, gjinie dhe bindje politike!

Ftoj të gjithë shqiptarët e mbarë Globit, ti pergjigjen këtij kushtrimi të dhënë më 20 shkurt 2016 dhe ti bashkohen kësaj organizate, sepse ky kulm organizativ i vetëorganizuar nga mërgata, garanton ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe garanton lidhjen e gjeneratave të ardheshme, me Atdheun.

Vetëm të bashkuar mundë të ja dalim!

„EJA EDHE TI, MERRI EDHE TË TJERËT!

Kryesia e përkohëshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Kryetar Skenderbeg Klaiqi

Image may contain: 10 people, people sitting and indoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *