Tuesday , December 18 2018

Llupevska: Zaevi po bën amnisti selektive

Gazetarja Snezhana Llupevska e ftuar në “Programin 200”, sulmoi haptazi kryeministrin Zoran Zaev duke e akuzuar se ai  po mundohet të bëjë amnisti seleketive dhe jo amnisti të përgjithshme, siç ishte premtuar për ngjarjet e 17 prillit të vitit të kaluar.

Kjo që ndodh kohën e fundit nuk ka lidhje me shtetin e të së drejtës dhe drejtësinë. Çdo hap që e bëri Zaevi për mua është debakël total. Të gjitha deklaratat që i kthejmë nga arkivat asnjëra nuk përputhet me tjetrën, këtu është problemi i tij. Nëse tashmë ka ditur se në çfarë procesi po futet gjegjësisht ndryshimi i emrit dhe pasi e ka ditur cilët persona për çfarë i duhen, nuk duhej para gjashtë muajve të premtoj se për 27 prillin secili do të mbajë përgjegjësi dhe se ne do të kemi shtet të së drejtës. Nëse e ka ditur se Gruevski është çmimi që duhet ta paguajmë ne dhe ta kenë lëshuar të shkojë nëpër kufi gjithashtu duhej ta përgatiste opinionin publik me retorikë tjetër e jo kështu brenda natës të kemi pajtim ose falje, që sipas meje është anarkike dhe kaotike sepse e dimë si duket amnistia e përgjithshme, amnisti shkallëzore dhe selektive, kush do të tregojë se kush do të falet, kush nuk do të falet, kush ka goditur me ombrellë, kush e ka urdhëruar të godasë me mbajtëse, kush ka urdhëruar që të rrihet Sela, me të vërtetë është dëshpëruese për këtë shtet. Kur jemi tek Gruevski, ne asnjëherë nuk do ta mësojmë a është ai porositësi i ngjarjeve të 27 prillit sepse është e qartë që procesi do të përfundoj shumë më herët në dhjetor dhe hetimi asnjëherë nuk do të shkojë në këtë drejtim- deklaroi Snezhana Llupevska, gazetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.