Wednesday , July 28 2021

Lirohen për ‘Vrasje’, akuzohen për ‘Torturim’

Ndonëse Gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte shpallur fajtor për vrasjen e një personi, identiteti i të cilit asnjëherë nuk është bërë i ditur, Gjykata e Apelit e ka korrigjuar vendimin e shkallës së parë dhe ka marrë vendim që kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun ta lirojë nga kjo akuzë.

Mirëpo, instanca e dytë gjyqësore e ka gjetur fajtor Lushtakun në akuzën, të cilën Gjykata Themelore në Mitrovicë e kishte shpallur të pafajshëm e që ka të bëjë me “Cenimin e integritetit trupor dhe shëndetit të një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Së bashku me Lushtakun për të njëjtën vepër është dënuar edhe Sylejman Selimi.

Së bashku me Selimin dhe Lushtakun edhe Jahir Demaku është gjetur fajtor në lidhje me akuzat që kanë rënduar mbi të në rastin e njohur si “Drenica I”.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër Sahit Jashari është shpallur i pafajshëm në lidhje me pretendimet e Prokurorisë.

Gjykata e Apelit në diapozitivin e saj, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së Lushtakut dhe e ka liruar atë nga akuza për “Vrasje” me të cilën ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie, ndërsa është shpallur fajtor për “Cenimin të integritetit trupor dhe shëndetit të një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë” me 7 vjet burgim.

“I pandehuri Sami Lushtaku në bazë të Nenit 364, paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 i KPP-së, lirohet nga veprimi si në vijim. Duke vepruar në cilësinë e një pjesëtari të UÇK-së ka vrarë një të burgosur civil shqiptar të panjohur duke e qëlluar atë 3 (tri) herë në kokë me një pistoletë të tipit ‘TT’, i cilësuar si ‘Krim lufte kundër popullatës civile”, sipas aktakuzës, nuk është provuar se i akuzuari e ka kryer veprën penale me të cilën është akuzuar”, bëhet e ditur në aktgjykimin e kësaj Gjykate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *