Thursday , August 5 2021

Liqeni Treska përplas funksionarët e BDI-së

“Tetë muaj, nga ish-kryetari i Komunës, z.Murati, dy muaj para se ta mbarojë mandatin, ka kërkesë për shpallje të Liqenit Treska si zonë të lirë turistike. Tetë muaj të mos mund të kalojë vendimi në qeveri është e pajustifikueshme”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bektesh, sot iu përgjigj kryetarit të Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.
Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë e ka kryer detyrën e saj ndaj Liqenit Treska ndërsa, Komuna e Sarajit duhet që dy parcelat që gjenden tek Liqeni të rishikohen nga Kadastri dhe njëkohësisht pasi të kryej punë me kadastrin duhet të njoftoj qeverin se është gjithçka në rregull e Bekteshi tha se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për këtë gjë.

“Ne kemi pranuar një kërkesë prej Komuës së Sarajit. Vitin e kaluar ajo kërkesë vetëm se ka qenë në procedurë qeveritare pra është shqyrtuar në komisionin ekonomik ku është parë që dy parcelat që janë përfshirë me atë kërkesë, duhet të rishikohen nga ana e kadastrit në bashkpunim me Komunën e Sarajit dhe njëkohësisht që edhe me Agjencionin e Turizmit që ato dy parcela të jenë në gjendjen e duhur, pra të jenë në pronësi të Republikës së Maqedonisë”, tha Kreshnik bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Drejtori i Liqenit Treska Haki Saiti, për TV21 thotë se pret përgjigje nga Insituti për Mbrojtje dhe Shëndetësi të bëjë kontrolle të ujit për të treguar se a mund të përdoret Liqeni Treska këtë verë. Edhe pse këtij liqeni i ishte pastruar shtrati dhe uji këtë vit, përsëri nuk është i mjaftueshëm i pastër për tu larë. Në vitin 2016, këshilltarët e Qytetit të Shkupit votuan vendimin për ç’lajmërim nga evidenca e kontabilitetit të objektit të QRS Treska. Me këtë edhe zyrtarisht u konfirmua vendimi i Qeverisë i vitit 2013 për kalimin e pronësisë së Treskës komunës së Sarajit. Ndërsa nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit, këtë vit kanë premtuar se janë paraprë të investohen 7 milionë denarë në tre vitet e ardhshme. Ende nuk kemi datë konkrete për fillimin e punimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *