Një nënë siriane ka lindur binjakë të bashkuar në trup në një pjesë të Sirisë e cila ka përjetuar një nga luftimet më të rënda të luftës atje.
Nawars dhe Moaz, të cilët janë të bashkuar në gjoks me zorrë të dala jashtë, linden në qytetin Douma në korrik, raporton BBC, përcjell Express.
Ata janë transferuar përmes ambulancës në spitalin e fëmijëve afër Damaskut.
Doktorët sirianë kishin kërkuar ndihmë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke thënë se binjakët do të vdisnin nëse nuk do t’iu nënshtroheshin operacionit.
Raportohet se tani binjakët janë në gjendje të mirë shëndetësore./Express


