Monday , December 17 2018

Limaj me ministrat e tij bojkotuan mbledhjen e Qeverisë ku raportoi Presidenti Thaçi

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë në të cilën Presidenti Thaçi ka raportuar për takimin e së dielës me Aleksander Vuçiq në Bruksel, përcjell Fakte.
Përveç Limajt të pranishëm nuk u panë as ministrat e tij.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, ai i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani dhe ministri i Punës Skënder Reçica, munguan në këtë mbledhje

Thaçi në këtë mbledhje u ka bërë thirrje të gjithë liderëve nga pozita e opozita që të bashkohen për të themeluar ekipin negociator që do ta udhëheqë fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Epilogu i së cilës pritet që dy vendet ta njohin njëri-tjetrin. Por, siç dihet zyrtarë të NISMA’s disa herë kanë deklaruar se janë kundër Thaçit si prijës i këtij procesi.

Në Qeveri, ai tha se pala kosovare do të bëjë kompromise minimale.

Përkrah Presidentit nuk munguan Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe Zëvëndëskryeministri Behxhet Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.