Nuk arriti që ta marrë mandatin nga Kuvendi i Kosovës për të qenë në krye të dialogut me Serbinë, por Fatmir Limaj thotë se ditët për t’i dhënë përgjigje kësaj çështjeje janë të numëruara.
Zëvendësi i Haradinajt, në një intervistë për Kosovapress-in, ka thënë se qeveria nuk ka obligim kushtetues për të krijuar delegacion dhe për të kërkuar nga parlamenti për ta votuar, po këtë e kanë kërkuar për faktin që të jenë të përfshirë të gjithë, percjell Fakte.
Limaj e ka quajtur të dëmshëm e të dështuar procesin shtatëvjeçar të dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se gabimi më i madh që kanë bërë udhëheqësit shtetërorë atë kohë ka qenë hyrja në dialog pa e ditur cakun.
Ai ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi. Ka thënë se komisionet shtetërore kanë dy vjet kohë për t’i shikuar sidomos pikat kontestuese dhe në fund presin raport profesional nga ta./Koha.net