”Dënimi edhe i Gjeneral Sami Lushtakut sikurse edhe dënimi i bashkëluftëtarëve tjerë para disa dite është edhe një lajm tjetër i trishtueshëm”, është shprehur Limaj
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg të Grupit “Drenica I”, ka reaguar kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj.
Limaj është shprehur se kjo është një goditje e madhe për luftën çlirimtare, duke e quajtur lajmin si shumë trishtues.
”Dënimi edhe i Gjeneral Sami Lushtakut sikurse edhe dënimi i bashkëluftëtarëve tjerë para disa dite është edhe një lajm tjetër i trishtueshëm dhe poashtu goditje e madhe në luftën tonë çlirimtare që këta bashkëluftëtar e kanë udhëhequr në Drenicë dhe në Kosovë”, ka shkruar Limaj.
Limaj ka theksuar se aktgjykimi i shpallur sot tregon se sistemi i drejtësisë nuk është i pavarur.
”Vonesa e shpalljes së këtij vendimi e poashtu edhe informatat në medie të ndryshme për këtë vendimin dhe në fund vetë ky aktgjykim i shpallur sot na tregon se sa i “pavarur” është sistemi i drejtësisë në vend”, është shprehur më tutje Limaj.
Ndryshe, sot Gjykata e Apelit njoftoi se Sami Lushtaku dhe Jahir Demaku janë dënuar me shtatë vjet burg, ndërsa Sylejman Selimi me 10 vjet burgim./21Media