Sunday , January 17 2021

Likovë, vonesë me nisjen e procesit mësimor

Më 1 shtator mësimi nuk ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Likovës. Nxënësit e fshatit Mateç procesin arsimor e kane nisur sot me pese dite vonese në shkollën ndërsa per ata të fshatit Opajë mësimi do të nis më 15 shtator. Shkak per këto vonesa është renovimi i dy objekteve shkollore, transmeton Fakte.

“Агѕуеја рѕе në Fshatin Mateç nuk punohet, ku mësimi prej ditës së Hënë do të vazhdojë në shkollën “Dituria” në fshatin Lkovë është se bëhet rinovimi total i shkollës. Kuptohet aty kulmi ndërrohet, dyshemetë ndërrohen, pastaj dyert, nxehja qendrore dhe presim nga Fundi i këtij muaji të kryhen te gjitha punimet. Кurѕе në shkollën 7 Marsi edhe aty është bërë një rinovim total i shkollës, por aty shpresojmë që me 15 shtatortë fillojë vitin shkollorë”, deklaroi Xhevdet Rrahmani, Sektori per arsim i komunës së Likovës.
Përfaqësuesit e Komunës së Likovës, njoftojnë se mësimi nuk ka filluar në kohë, per shkak të zvamtjes së procedurave per marrjen e kredise nga Banka Boterore per rinovjmin e keryre shkollave. “Si komunë ku kryetari i komunës dhe këshilli komunal kemi kërkuar një kredi nga Banka Botërore të cilën këtë vit u realizua, por nuk është faji te ne shkaku i tenderimeve par ајо mvareshte nga ВВ dhe Ministria е Financave, ѕе çdo ndryshim mirrtë kohë edhe kështu arritëm të fillojë në Gusht mirëpo nuk është vonë edhe pse nxënësit kanë filluar me mësime”, tha Rrahmani. /AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *