Në rend dite janë propozim ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji që do të duhet të harmonizohet sipas ligjeve të diskutuara edhe në Marrëveshjen e Përzhino 2 të cilat lidhen ngushtë edhe me kontrollimin e mediave nga pushteti nëpërmjet reklamave qeveritare.

Deputetët gjithashtu do të diskutojnë edhe për propozim ndryshimet për ligjet: Ligji për standardet e studentëve, Ligji për borxhin publik, Ligji për planifikimin urbanistik, Ligji për kufizimin e kryerjes së detyrës publike dhe qasjes deri tek dokumentet me karakter të hapur për publikun./Telegrafi