Sunday , July 22 2018

Ligji i shqipes hyri në Kuvend, filloi debati në seancë plenare, VMRO bllokon foltoren

Ligji për gjuhët, me të cilin parashihet avansim i dukshëm i gjuhës shqipe në Maqedoni, ka hyrë në Kuvend sot, shkruan Fakte. Si pikë e dytë në rendin e ditës në seancën e sotshme të 15-të, është paraparë leximi i parë me procedurë të shkurtër i këtij ligji, që mban flamurin evropian me vete. Para tij, deputetët do të votojnë për ndërrimin e anëtarit të PDSH-së në KSHZ, Bedredin Ibraimi me një të partisë BESA.

Ndryshe, ligji për shqipen ishte pjesë kushtëzuese e marrëveshjes për koalicion për qeverinë e re, mes partive politike shqiptare dhe LSDM-së maqedonase. Me këtë ligji, në suaza të kushtetutës, gjuha shqipe do të përdoret pothuajse në të gjitha institucionet shtetërore dhe në jetën e përditshme, në formë të shkruar dhe të folur. Ligji parasheh edhe mbykqirje institucionale të zbatimit, si dhe sanksione për moszbatuesit./FAKTE.Net

IMG-6a85a6b9313866001b94006bdb23aa56-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.