Ligji i PSP-së për mbrojtje të dëshmitarëve nesër në Kuvend

Në seancën e nesërme të Kuvendit të Maqedonisë në rend dite është caktuar ndryshimi Ligjit për Prokurori Speciale Publike dhe të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve. Seanca është caktuar pas takimit të sotëm të grupit koordinativ të partive politike me kryetari e Kuvendit, Trajko Velanoski.

Të premten, LSDM kërkoi që të mbahet seancë në të cilën do të dorëzoj propozim ligjet, të punuar sipas propozimeve të prokurores speciale Katica Janeva.

Janeva ka kërkuar nga deputetet vazhdimin e afatit për ngritjen e akuzës, e cila tani është e kufizuar në 18 muaj, si dhe precizimin e procedurës për mbrojtje të dëshmitarëve dhe rregullimin e bashkëpunimit me institucionet tjera.

VMRO-DPMNE menjëherë ka njoftuar se nuk do të pranoj asnjë propozim që del nga kornizat e Marrëveshjes së Përzhinos, me të cilën është akorduar formimi i Prokurorisë Speciale. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *