Thursday , June 24 2021

Liderët shqiptar të trishtuar dhe të mërzitur nga vdekja e Shimon Peres

Liderët shqiptar janë shprehur të trishtuar dhe të mërzitur thellë nga vdekja e presidentit izraleit Shimon Peres, shkruan Fakte. Rama, Thaçi e Berisha kanë shprehur ngushllimet më të përzemërta popullit hebre për humbjen e mikut të tyre, presidentit izraelit Peres.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkruajtur:

Rest in PEACE Mr.President

Fati e desh që të bëheshim miq dhe kjo e bën edhe më të ndjeshëm për mua, trishtimin që ka sot, çdokush që do PAQEN apo përpiqet për PAQEN në këtë botë, prej të cilës u nda njeriu i madh i Izraelit mik, Çmimi Nobël për Paqen, burrështetasi i shquar, Shimon Peres.”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjithashtu ka shprehur pikëllimin e madh nga lajmi për vdekjen e Peres:

Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e njërit nga protagonistët kryesorë të përpjekjeve për paqe në Lindjen e Afërt dhe në botë, por edhe mikut tim dhe të Kosovës, laureatit të Nobelit për Paqe, z. Shimon Peres.

Për Izraelin, Shimon Peres do të mbetet burrështetasi që gjysmë shekulli e kaloi në shërbim të vendit.

Për botën ai do të mbetet një nga arkitektët kryesorë të Marrëveshjes së Oslos për Paqe dhe lideri që ka forcuar lidhjet e shtetit të tij me vendet e botës demokratike.

Për Kosovën, ai do të mbetet një mik që e ka përkrahur vendin tonë në ditët më të vështira dhe që e ka promovuar të drejtën e popullit tonë për liri dhe barazi. Këtë na e ka thënë kur na ka pritur në Jerusalem, por ia ka thënë hapur edhe tërë botës. Do ta respektojmë dhe do ta vlerësojmë kujtimin për të si një mik i përjetshëm i Kosovës dhe i popullit të saj. HTH“-ka shkruajtur Thaçi në profilin e tij.

Edhe ish kryeministri shqiptar Sali Berisha përkujton Peresin dhe shprehë ngushllimet për vdekjen e tij. Berisha ka shkruar:

Vdiq ish presidenti i Izraelit nobelisti Shimon Peres!

Te dashur miq, sot Izraeli dhe kombi hebre jane ne zi sepse kane humbur njerin prej personaliteteve te tyre me te shquar, me te respektuara ne Izrael dhe ne bote, burrin vizionar te shtetit, nobelistin Shimon Peres.

Shimon, ne dekada sherbimi ndaj vendit dhe kombit te tij si ish kryediplomat, ish kryeminister, ish president dha nje kontribut historik ne zhivllimin e gjithanshem te vendit dhe kombit te tij! Me vdekjen e tij shqiptaret kane humbur nje mik te madh e te shquar, arkitektin e miqesise dhe bashkepunimit midis dy vendeve dhe kombeve tona. Pas hapjes se Shqiperise, Shimon Peres, si kryediplomat i Izraelit do vinte ne Tirane diten e Pavaresise per te shprehur mirenjohjen e thelle te tij si dhe kombit dhe vendit te tij ndaj kombit shqiptar per mbeshtetjen e dhene gjate Luftes se Dyte Boterore per hebrenjte si dhe per te nxitur dhe inkurajuar miqesine dhe bashkepunimin midis dy vendeve dhe dy kombeve tona!

Me kete rast shpreh ngushellimet me te thella familjes dhe autoriteteve te Izraelit per kete humbje te madhe dhe lutem qe shpirti i Ish Presidentit Peres te prehet ne paqe! sb“-përfundon Berisha.

Ndryshe, bota muslimane dhe pjesa më e madhe e popullit shqiptar Shimon Peresin do e mbajnë mend si një nga liderët hebreik që urdhëruan vrasjen e mijëra palestinezëve të pafajshëm civil, si dhe kolonizimin e tokave muslimane mbi të cilat u ndërtuan vendbanime të kolonizuara izraelite./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *