Wednesday , July 28 2021

LIDERËT BOTËROR DËNOJNË SULMIN NË FRANCË

Liderët botëror kanë dënuar sulmin terroist që ka ndodhur mbrëmë në Nicë të Francës

Është shtuar në 84 numri i të vdekurve gjatë sulmit terrorist në Nice të Francës, ndërsa 18 të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, transmeton Fakte.

Sipas BBC, sulmi kishte ndodhur kur një terrorist 31 vjeçar nga Tunisia sulmoi turmën, e cila ishte duke festuar ditën e Bastiljes, me anën e një kamioni.

Presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se sulmi ishte padyshim i një natyre terroriste. “Franca është goditur keq. Duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme për të luftuar sulme të tilla” tha Hollande.

Për sulmet në Nice kanë reaguar edhe politikanë tjerë botëror.

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama, ka thënë se SHBA-të i kanë ofruar burimet e tyre Francës për ta hetuar sulmin.

“Në ditën e Bastiljes, ne duhet të rikujtojmë qëndrimin dhe vlerat demokratike të cilat e kanë bërë Francën një frymëzim për të gjithë botën dhe karakteri i Francës do të vazhdojë të qëndrojë i tillë edhe pas humbjes tragjike të gjithë këtyre jetëve” u shpreh Obama.

Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, u shpreh e shokuar nga sulmet në Nice dhe ka premtuar se do t’i qëndrojë pranë shtetit të Francës në luftën kundër terrorizmit.

“Të gjithë nga ne janë bashkuar në samitin e ASEM për të shprehur trishtimin tonë për sulmet në masë në Nice. Jam e bindur se pa marrë parasysh vështirësitë, ne do ta fitojmë këtë luftë” ka thënë ajo.

Ky është sulmi i dytë terrorist që ka ndodhur në Francë, meqë një sulm i tillë terrorist para disa muajve kishte lënë të vdekur 130 persona në Paris. Që nga atëherë, Franca është e alarmuar nga sulmet terroriste. /TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *