Sunday , November 18 2018

Librat në Bibliotekë thahen me tharëse floku

Shiu i rëndë që ra në Tiranë tre ditë më parë e “paralizoi” kryeqytetin, duke sjellë bllokimin e rrugëve kryesore, por dëmin më të madh duket se e ka pësuar Biblioteka Kombëtare, ku janë dëmtuar nga uji rreth 12 mijë libra.

Vetë Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, pranoi për mediat se ruajtja e librave është jashtë çdo standardi, por disa foto e thellojnë edhe më tepër skandalin.

Aty shihet një tharëse flokësh jo më larg se një metër nga vendi ku u prononcua drejtoresha, pajisje me të cilën duket se po kryhet procesi i tharjes së këtij fondi letrat të dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.